Ngjarjet kryesore të ditës së sotme

Këto janë ngjarjet më të rëndësishme për sot;

Lajme

16/10/2018 07:54

Ambasadat franceze dhe gjermane organizojnë takim të iniciativës së koordinimit të donatorëve franko-gjerman në lidhje me trafikimin e armëve të zjarrit në Ballkanin Perëndimor. (Zyra e UNDP-së, rruga Zagrebi, ora 09:00)

Mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare , kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, ku marrin pjesë krerë institucional (Instituti i Historisë, ora 09:30)

Instituti GAP organizon konferencë ku do të prezantojë raportin “Zbatimi i MSA-së në nivel komunal – të arriturat dhe sfidat në shtatë komunat më të mëdha” (Hotel Sëiss Diamond, ora 10:00)

Fillon fushata ndërkombëtare “Tetori – muaji i mundësive të barabarta profesionale për personat me aftësi të kufizuara” (Ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, salla 37, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e përurimit të rrugës së fshatit Potërq të Komunës se Klinës. (Fshatit Potërq, ora 10:00)

Mbahet mledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

Agjencia Kosovare e Standardizimit me përkrahje nga Projekti Lëvizja e Lirë e Mallrave, shënon Ditën Botërore të Standardeve (Hotel Emerald, ora 10:20)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Rishikimi Funksional i Sistemit të Drejtësisë: Tranzicioni 2020” (Qendra e Konferencave “Orion”, ora 10:30)

Muzeu i Kosovës në kuadër të Javës së Shkopit të Bardhë organizon aktivitetin e përvitshëm “Qasja Taktile” ku personat e verbër dhe me pamje të dëmtuar njoftohen me eksponatet e muzeut përmes prekjes (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, ora 11:00)

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon promovimin e librit, Ekonomiksi i Parasë, Bankingut dhe Tregjeve Financiare, që është përkthim i librit The Economics of Money, Banking, and Financial Markets e autorit Frederic Mishkin. (Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët propozim – vendimi i Qeverisë për kandidatet për kryesues të Bordit të ZRRE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

Mbahet ceremonia e fillimit te punimeve në rrugën Gjurgjevik të Madh të Komunës se Klinës. (Fshati Gjurgjevik i Madh, ora 11:00)

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të vizitojë Komunën e Skenderajt, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të projektit “Rregullimi i shtratit të lumit Klina”, i financuar nga MMPH (Në hyrje të qytetit, afër zjarrëfikësve, ora 11:00)

Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debati publik me temën “Pozita dhe problemet e komunitetit LGBTI në Kosovë. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në parakalimin e ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota” me rastin e 550 – vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. (Sheshi “Nëna Terezë”, ora 12:00)

Oda e Afarizmit të Kosovës organizon takimin e përbashkët me Zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, Ministrin Skender Reçica dhe bizneset. (Sëiss Diamond Hotel, salla Artana, ora 12:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 13:00)

Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve (VoRAE) dhe rrjeti KOSINT mbajnë takimin e parë publik me deputetë, ambasadoren e Finlandës , Pia Stjernvall dhe ambasadorin e  Zvicrës, Jean-Hubert Lebet. (Salla 302, Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

Shoqata e Mullisëve të Kosovës mban mbledhjen e Kuvendit të Shoqatës dhe konferencën për media ku përfaqësuesi i Shoqatës do të prezentojë lidhur me temën ’’Faktorët të cilët kanë ndikuar dhe janë duke ndikuar në dëmtimin e industrisë së blojës se drithërave të Kosovës”. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 14:00)

Ambasada franceze dhe gjermane mbajnë konferencë për media rreth iniciativës së koordinimit të donatorëve franko-gjerman në lidhje me trafikimin e armëve të zjarrit në Ballkanin Perëndimor (Zyra e UNDP-së, rruga Zagrebi, ora 16:15)

Kryeministri Ramush Haradinaj mban ligjëratë në Universitetin Europian të Tiranës (Objekti i Universitetit Europian të Tiranës, ora 18:00)

Ambasada e Francës në Kosovë, në bashkëpunim me Aleancën Franceze të Prishtinës, në kuadër të veprimtarisë së tyre në fushën edukimit dhe librit, sjellin në Kosovë shkrimtarin dhe përkthyesin e njohur nga Franca Mathias Enard. (Aleanca Franceze e Prishtinës, rruga Lah Nimlani 15, ora 20:00).