Ngjarjet e ditës së sotme

Ngjarjet e datës 5 shkurt 2019.

Lajme

05/02/2019 07:23

Më poshtë ju sjellim ngjarjet që janë planifikuar të mbahen sot në vendin tonë:

Në kuadër të Programit të Debatit dhe Edukimit Galeria Kombëtare e Kosovës organizon bisedë dhe kafe me artisten Rudina Xhaferi. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 10:30).

– Kryetari dhe nënkryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e dëbimit të shtetasve turq, Xhelal Sveçla dhe Driton Selmanaj, mbajnë konferencë për media. (Holli i Kuvendit pranë sallës C 301, ora 10:30).

– Mbahet debati publik me temën “A mundemi të arrijmë deri tek marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, nëse marrëveshja e parë nuk është zbatuar?”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00).

– Ish-punëtorët e RTP-së mbajnë konferencë. (Kinema ABC, ora 11:00)

– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bën ndarjen e bursave për Shpresat Olimpike 2019. (Kabineti i ministrit, ora 13:00).

-Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, formimi i grupit punues për shqyrtimin e Strategjisë Shtetërore Kundër Korrupcionit 2018-2022 dhe Planit të Veprimit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00).

– Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00).

– Në kuadër të Programit të Debatit dhe Edukimit Galeria Kombëtare e Kosovës organizon vizitë e udhëhequr për ekspozitë. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 13:00). /Lajmi.net/