Ngjarjen e Apple javën e ardhshme do të mund ta shikoni live

Fansat e Apple do të jenë në gjendje që ta shikojnë lansimin e gjeneratave të reja të iPad Air, iPad mini dhe linjës së iMac javën e ardhshme përmes një transmetuesi të dedikuar live, ka konfirmuar kompania.

Auto & Tek

12/10/2014 16:14

Ngjarja e cila do të mbahet më 16 tetor në Cupertino, Kaliforni, do të jetë e transmetuar live në Apple.com/live.

Juve do të ju duhet që të përdorni shfletuesin Safari (përmes celularit apo kompjuterit), në mënyrë që të keni çasje në transmetimin live, transmeton Lajmi.net.

iPad-ët e rinj pritet që të përmbajnë senzorët e prekjes për gishtrinjë të njohur si Touch ID, dhe gjithashtu edhe një çip të ri A8 (i njëjti që është përdorur në iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus).

Në këtë ngjarje ka mundësi që të lansohen edhe iPad-ët e dizajnuar prej ari.

Versionet e reja të iPhone ishin zbuluar muajin e kaluar, por tetori gjithmonë ka qenë një muaj i dedikuar për tabletë dhe iMac.