Ngjarje e tmerrshme, ky është babai me dhimbjen më të madhe në botë
Një baba sirian i mban dy fëmijët e ti binjakë tashmë të vdekur nga sulmi me gaz në Siri.
Bota
“Unë isha aty pranë tyre, i mora ata bashkë me nënën e tyre dhe i nxora jashtëm, ata ishin të vetëdijshëm, por 10 minuta më pas ne kemi ndjerë aromën e gazit dhe fëmijët nuk e duruan këtë aromë”, tha Abdel Hameed al-Youseef 29-vjeçar, transmeton lajmi.net.
Fëmijët e tij janë viktimë e një lufte që nuk i takon atyre e as vendit të tij, kjo luftë i takon dikujt tjetër. Babai u përpoq ti shpëtonte fëmijët e tij, por ishte e pamundur, sepse gazi me të cilin ishin sulmuar, ishte jashtëzakonisht i fuqishëm.
Kujtojmë se këta nuk janë fëmijët e vetëm që ishin viktima e një sulmi me gaz, shumë njerëz humbën jetët e tyre gjatë këtij sulmi, fëmijë, pleq, burra e gra ishin viktima të pafajshme. /Lajmi.net/