Ngjarje e rëndë në Kamenicë, vdes një person pasi rrokulliset me traktor

Dje në qytetin e Kamenicës ka ndodhur një ngjarje e rëndë.

Lajme

17/06/2018 12:12

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Kamenicë , një person i gjinisë mashkullore përderisa ishte duke e drejtuar traktorin e tij, është rrokullisur dhe si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

”Ekipi mjekësor ka dal në vend të ngjarjes dhe ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, njofton policia

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Lajmi.net/