Ngjarja e pazakontë në duelin e Joshuas me Parkerin, prodhon bilet fallco për t’u dukur VIP

I riu publikoi videon të hënën dhe tregoi saktësisht të gjithë hapat si e bëri këtë. Së pari ai falsifikoi një shenjë dalluese se është gazetar i Sky Sport dhe menjëherë u nis nga stadiumi.

Sport

03/04/2018 13:08

Ndeshja e Anthony Joshuas me Joseph Parker në stadiumin e Cardiffit, Principality pati shitje të madhe të biletave dhe një numër të jashtëzakonshëm që e ndiqnin ndeshjen nga ekrani.

Por për të qenë më afër ringut duhej të blije biletën VIP, apo të ishte ndonjë gazetar apo person i njohur në botë. Por, një i ri i quajtur Zac Alsop, i cili njihet për shakatë e tij në YouTube, arriti të futet në ring duke mos blerë biletë.

I riu publikoi videon të hënën dhe tregoi saktësisht të gjithë hapat si e bëri këtë. Së pari ai falsifikoi një shenjë dalluese se është gazetar i Sky Sport dhe menjëherë u nis nga stadiumi.

Ai arriti të futet pa problem dhe pa ndonjë kontroll brenda stadiumit, u rehatua te zona e gazetarëve, por as kjo nuk e kënaqi, transmeton “Albeu.com”.

Më pas vendosi të futet në zonën VIP, pak metra nga ringu dhe me qetësinë dhe dinakërinë e tij ia arriti të futet dhe të qëndrojë pa u vërejtur deri në fund.

Pasi Joshua mbrojti titujt e WBA-së, IBF-së dhe WBO-së, ai mori guximin të futet në ring.

Ai ishte pjesë e fitores dhe me telefon në dorë bëri videon që askush nuk e pengoi. Për të kjo nuk është hera e parë që ai bën një gjë të tillë. Pasi dhe në konferencën për media të Conor McGregor dhe Floyd Mayëeather, në Londër gjatë verës së kaluar ai ishte aty me një biletë falco.

YouTube player