Ngjarja e Kumanovës: Asnjë shtet nuk pranoi ta ndihmojë Maqedoninë

Maqedonia ka kërkuar ndihmë nga 17 vende, porse asnjë prej tyre nuk e ka ndihmuar vendin fqinj.

Lajme

12/05/2015 09:44

Ambasadorja e Maqedonisë në Kroaci, Daniela Karagjjozoska, tha se për shkak të sulmit në Kumanovë , Maqedonia ka kërkuar ndihmë nga vendet e tjera, por askush nuk është përgjigjur pozitivisht.

“Pasi shpërthyen përleshjet e armatosura në Lagjen e Trimave në Kumanovë, Maqedonia ka kërkuar ndihmë nga 17 vende. Disa prej tyre janë nga rajoni, dhe disa anëtarë të aleancës së NATO-s, por askush nuk donte që ta na ndihmojë. Shumica nuk i janë përgjigjur kërkesës”, ka thënë Karagjiozoska, transmeton TetovaSot.

Ajo shtoi se autoritetet maqedonase kanë kërkuar të dhëna për zbulim që do të ndihmonte në luftën kundër terrorizmit, por askush nuk donte të ofrojë ndihmë.