Ngjalat pushtojnë rrugën (Foto)

Duket e frikshme dhe për shumë njerëz mund të kujtojë skena filmash horror, por kjo është pamja që shfaqet kur 3400 kg ngjala derdhen në rrugë dhe mbi makina.

Fun

15/07/2017 00:00

Ngjarja ndodhi në shtetin amerikan të Oregonit, kur një kamion që transportonte ngjalat u përfshi në një aksident dhe derdhi ngarkesën e tij të rrëshqitshme në rrugë dhe makinat pranë.

Fatmirësisht askush nuk mbeti i plagosur, megjithëse njerëzve të përfshirë në aksident do t’i duhet kohë të harrojnë pamjen që shumë e cilësuan të neveritshme.

Polici e Oregonit tha se bëhej fjalë për një lloj ngjale që prodhon jargë nga gjendrat e saj dhe kjo shpjegon lëndën që mbuloi gjithçka që prekën ngjalat. Këto të fundit po dërgoheshin në Korenë e Jugut kur janë një ushqim mjaft i kërkuar. /Lajmi.net/