Nganjëherë humbni, nganjëherë fitoni

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho nuk është shprehur i befasuar nga disfata e skuadrës së tij në shtëpi nga Basel, në kuadër të Grupit E në Ligën e Kampionëve me rezultat 2-1. Oscar e kaloi gjigantin londinez në epërsi pas 45 minutash lojë, por zviceranët u kundërpërgjigjën në të dytën duke realizuar dy herë për…

Sport

19/09/2013 07:00

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho nuk është shprehur i befasuar nga disfata e skuadrës së tij në shtëpi nga Basel, në kuadër të Grupit E në Ligën e Kampionëve me rezultat 2-1.

Oscar e kaloi gjigantin londinez në epërsi pas 45 minutash lojë, por zviceranët u kundërpërgjigjën në të dytën duke realizuar dy herë për një fitore të madhe në Stamford Bridge.

“Nuk jam i shokuar. Nganjëherë fitoni, nganjëherë humbni. Realiteti është se nganjëherë ju nuk fitoni. Nuk jam i lumtur, sigurisht. Kemi bërë një hap mbrapa në kualifikim por duhet të marrim përgjegjësi. Kemi pesë ndeshje të mbetura për të përfunduar në dy pozitat e para”, deklaroi Mourinho pas ndeshjes.

“Basel luajti shumë mirë. Ne kishim më tepër nga posedimi i topit por nuk krijuam shumë raste. Basel barazoi në momentin tonë më të mirë të ndeshjes. Pas kësaj ne u dënuam në mbrojtje. Nuk ishin individët që e humbën ndeshjen”, u shpreh Special One.