Ngadalësoni procesin e plakjes me anë të këtij ushtrimi

Ndërkohë që plakemi, disa nga ne fillojnë të krijojnë një lidhje negative me pasqyrën sepse fillon të tregojë çdo papërsosmëri, duke filluar nga flokët e thinjura deri tek lëkura e rrudhosur.

Lifestyle

28/11/2017 12:22

 

Sidoqoftë, ju mund të përmirësoni lidhjen me pasqyrën tuaj sepse neuroshkencëtarët më në fund kanë gjetur një mënyrë të kënaqshme për të ngadalësuar procesin e plakjes.

Sipas një studimi të publikuar në gazetën Frontiers in Human Neuroscience, njerëzit që janë fizikisht aktiv mund të ngadalësojnë procesin e plakjes në trurin e tyre. Neuroshkencëtarët që qëndrojnë mbrapa studimit thonë se kërcimi është aktiviteti fizik më efektiv.

Sipas Dr. Kathrin Rehfeld, autorja e këtij studimi, ushtrimet fizike ngadalësojnë madje dhe parandalojnë lodhjen fizike dhe atë mendore që vjen gradualisht gjatë procesit natyror të plakjes.

Në studimin e tyre kanë provuar se 2 lloje të ndryshme aktivitetit fizik, kërcimi dhe ushtrimet e rezistencës, të dyja rrisin aktivitetin e trurit që ngadalësohet me kalimin e kohës. Por vetëm kërcimi ka provuar të jetë efektiv pas studimeve të shumta që janë bërë tek 52 vullnetarë të cilët kishin një moshë që varionte nga 63-80 vjeç.