Ngacmonte seksualisht 11-vjeçarin, pranga shtetasit iranian

Një 35-vjeçar iranian është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ngacmonte seksualisht një djalë të mitur.

Lajme

21/03/2016 22:12

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, por vetëm dje, policia ka arrestuar iranianin me inicialet M.J.

Ky i fundit banon këtu në Tiranë, në Fushë-Mëzez dhe disa ditë më parë, ka ngacmuar seksualisht të miturin me inicialet B.S, vetëm 11 vjeç.

Policia njofton për ndalimin me iniciativë të shtetasit iranian M.J, vjeç 35 vjeç, pasi akuzohet për vepra të turpshme me të mitur që nuk kanë arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç.