Ngacmonte një vajzë që nga viti 2014, arrestohet nga policia

Policisë së Kosovës ka arrestuar një person  në Prishtinë, për shkak të dyshimit të ngacmimit të një femre.

Lajme

06/02/2016 11:22

I arrestuari sipas rastit të paraqitur nga viktima, që nga viti 2014 e ngacmonte atë përmes rrjeteve sociale, transmeton lajmi.net.

“Sipas viktimës i dyshuari që nga viti 2014 e ka ngacmuar në mënyra të ndryshme si përmes kontaktit e po ashtu edhe përmes rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram, përkundër dëshirës së saj. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.