Nga viti 1999, SHBA ka investuar në Kosovë mbi 1 miliard e 800 milionë dollarë

Rreth 1 miliard e 800 milionë dollarë janë investuar nga Amerika në Kosovë që nga viti 1999.

Lajme

21/07/2017 21:12

Të paktën kështu po thotë ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie.

Ai në një intervistë për TV Herc ka thënë se të gjitha këto fonde nuk kanë qenë të ndara për grupe etnike, por për të gjithë qytetarët e Kosovës pa llogaritur asnjë ndarje.

“Që nga viti 1999 kemi investuar rreth 1.8 miliardë dollarë në Kosovë. Nuk i kemi ndarë për grupe etnike, pasi jemi të vendosur të bëjmë ç’mos për të ndihmuar përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, pavarësisht etnisë, qofshin shqiptarë, serbë apo pakica tjera”, tha Delawie, transmeton lajmi.net.

Ambasadori amerikan ka komentuar edhe situatën aktuale politike në Kosovë, duke evidentuar tri prioritete të Qeverisë së ardhshme.

“Prioritetet e mia kryesore janë sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe siguria rajonale. Sundimi i ligjit mendoj se ka sfida serioze. Është ajo e korrupsionit. Zhvillimi ekonomik ka të bëjë me shkallën e ulët të papunësisë me rreth 30%, kurse tek të rinjtë rreth 60%. Këto janë shifra dekurajuese për Kosovën. Ne duhet të punojmë për përmirësimin e perspektivave ekonomike për qytetarët”, shtoi ambasadori amerikan në Kosovë.

Interview with TV herc

“Qeverinë e kanë zgjedhur qytetarët. Njerëzit që kanë votuar e kanë marrë këtë vendim, as unë e as ndonjë vend i Quin-it. Qytetarët e Kosovës votuan për deputetët, KQZ tani ka certifikuar rezultatet, kështu që duhet të krijohet Qeveria e cila ka mbi 61 vota në Kuvend. Nuk më takon mua të them, se kush duhet të jetë në qeveri. Qytetarët e Kosovës duhet ta thonë këtë”, përfundoi Greg Delawie. /Lajmi.net/