Nga “Titanic”-u te Lamborgini, gjërat që mund të blihen me paratë e Neymar!

Nuk janë pak, por 222 milionë euro (vlera e kartonit të tij) që do të ndryshonin përgjithmonë historinë e futbollit botëror. Transferimi i Nejmarit te PSG-ja duket se është një nga lëvizjet më të paparashikuara. Vlera të çmendura dhe shifra monstruoze do të qarkullojnë në këtë merkato vere.

Sport

26/07/2017 21:58

“Gazzetta Dello Sport” ka hartuar një listë me blerje luksi dhe investime marramendëse që mund të bëhen me këtë çmim. Filmi “Titanic” mund të riprodhohej sërish, ndërkohë që me të njëjtën shifër mund të blihej 30% e Milanit dhe të ndërtohej 65% e stadiumit të Bayernit, transmeton Panorama.

* Mund të blesh 606 Lamborgini Aventador Roadster, një nga makinat e fundit dhe më luksoze të viteve të fundit. Njëra prej tyre kushton 366 mijë euro.

* Mund të ishin paguar 30% e shumës me të cilën Jonghong Li bleu skuadrën e Milanit. Kinezi pagoi 740 milionë euro.

* Me 222 milionë euro që do të paguhen për kartonin e Neymarit, mund të subvencionohej 65% e një stadiumi të ri si “Alianz Arena”, i cili ka kushtuar 340 milionë euro në total.

* Mund të blesh 21 ora “Patek Philippe Reference”, e cila është ora më e shtrenjtë në botë dhe ekzistojnë vetëm 4.

* Mund të xhirosh filmin më të kushtueshëm të të gjitha kohërave. (Rekordi mbahet nga “Titanic”, i cili ka kushtuar 200 milionë dollarë)

* Do të kaloheshin shpenzimet që bëjnë vende si Kongo, Paraguai dhe Maqedonia për ushtrinë.

* Mund të blihen 32 avionë privatë Dassault Falcon.

* Mund të blihen 27 vila si ajo e Al Kapones në Majemi, të cilën Raiola e bleu për 8 milionë euro.

* Mund të paguhen 9 vitet e fundit të investimeve për përfundimin e bazilikës së Barcelonës “Sagrada Familia”. Për 1 vit janë paguar 25 milionë euro.

* Mund të blihen 6406 kg ar puro.