Nga tani vetëm kështu lani rrobat e brendshme: Kjo është mënyra më e mirë që t’i eliminoni bakteret!

Larja e rrobave në temperatura të ulëta shpesh nuk është zgjedhje e shëndetshme, sepse uji i ftohtë nuk mund t’i vrasë bakteret e rrezikshme të cilat gjenden në zonën intime.

Lifestyle

07/07/2018 11:54

 

Profesori i mikrobiologjisë në Universitetin e New Yorkut, Philip M. Tierno, paralajmëron që rrobat e brendshme mbështeten në zonën e anusit nga ku shumë lehtë mblidhen bakteret të cilat pastaj përhapen më tutje

Posaçërisht i rrezikshëm është bakteri escherichia coli i cili më vonë vështirë lirohet nga vagjina dhe trakti urinar.

Ky bakter mund të qëndrojë në lëkurë edhe pas larjes së themeltë.

Tierno këshillon që brekët gjithmonë t’i lani në temperatura më të larta bashkë me zbardhues në mënyrë që t’i eliminoni të gjitha bakteret, ndërkaq një palë brekë kurrë nuk do të duhej t’i bartni më shumë se dy ditë.

Nëse mendoni që brekët tuaja të adhuruara nuk do ta përballojnë larjen në 90 gradë, atëherë lani në ujë të nxehtë me detergjent i cili përmban peroksid.

Profesori këshillon edhe që rrobat patjetër t’i thani gjatë ditës dhe në rreze të forta të diellit.