Nga sulmi i dyshuar ajror amerikan është vrarë një militant

Zyrtarët në rajonin fisnor pakistanez thonë se komandanti i rrjetit afgan, Haqqani, që është një grup militant, cili lufton kundër qeverisë afgane dhe forcave të udhëhequra nga NATO-ja në Afganistan, është vrarë nga sulmi i dyshuar amerikan me një fluturake pa ekuipazh.

Bota

26/12/2017 15:29

Zyrtarët i kanë thënë Redaksisë për Pakistanin të Radios Evropa e Lirë se nga ky sulm është goditur makina në të cilën transportohej komandanti militant, Jamil-ud-Din, në hapësirën, Mata Sangar, afër kufirit të Pakistanit me Afganistanin.

Sulmet e dyshuara ajrore me fluturake pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, afër kufirit pakistanezo-afgan,janë shtuar veçanërisht prej se presidenti amerikan, Donald Trump, e ka shpallur strategjinë e tij për Afganistanin.

Trump e ka akuzuar Pakistanin për “mbështetje të agjentëve të kaosit” dhe ka kërkuar që Pakistani të veprojë kundër talibanëve dhe rrjetit Haqqani.