Nga sot, në Maqedoni veç me letërnjoftim

Nga sot shtetasit e Kosovës mund të kalojnë pikat kufitare me Maqedoninë vetëm me letërnjoftim.

Lajme

17/04/2016 08:15

Sot do të mbahet ceremonia solemne me rastin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për kushtet e udhëtimit me letërnjoftime për shtetasit e të dy vendeve.

Ceremonia do të mbahet në hapësirën ndërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Hanit të Elezit dhe Bllacës.