Nga sot hapet sezoni i gjuetisë në Kosovë

Nga sot në Kosovë është hapur sezoni i gjuetisë për një grup të kafshëve të egra, rëndom siç ndodhë çdo vit.

Lajme

15/11/2015 13:37

 

Vendimin për këtë, ashtu edhe siç i takon me Ligjin për Gjuetinë, e ka marrë Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi. Natyrisht ky vendim është vetëm për ata që janë të licencuar dhe autorizuar për gjueti. Më herët MBPZHR-ja kishte shqyrtuar mundësinë e ndaljes së gjuetisë për një periudhë disavjeçare. Por zyrtarë të kësaj ministrie kanë thënë se ligji aktual këtë nuk ua mundëson dhe kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur të miratohet ligji i ri.

Ja çfarë thotë vendimi për hapjen e gjuetisë:

1.Shpallet i hapur sezoni i gjuetisë për periudhën 2015-2016 për llojet e caktuara të kafshëve të egra në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

 

2.Sezoni i gjuetisë shpallet i hapur nga data 15.11.2015 (e diel) dhe gjuetia mund të organizohet vetëm gjatë ditëve të diela.

  1. Gjuetia duhet të zhvillohet në reduktimin e llojeve të caktuara të kafshëve të egra në përputhshmëri të plotë me nenet 5, 8, 9, 10, 11 dhe 14 të Ligjit Nr.02/L-53 për Gjuetinë, Udhëzimin Administrativ të MBPZHR Nr.11/2007 për Sezonin e Gjuetisë, nenet 2,3,4,6 dhe 11 të Udhëzimit Administrativ të MBPZHR Nr.02/2008 për Përdorimin e Armëve dhe municionit të përshtatshëm për gjueti, si dhe në harmoni me planet menaxhuese dhe planin operativ vjetor të vend gjuetive .

 

  1. Aktivitetet e gjuetisë mund t’i kryejnë të gjithë menaxherët e vend gjuetive dhe të shoqatave të gjuetisë, të cilët i kanë hartuar planet vjetore të vend gjuetive sipas nenit 43 te Ligjit për Gjuetinë dhe duke u bazuar në kriteret e Udhëzimit Administrativ, Nr. 08/2008 për Planet menaxhuese dhe vjetore te menaxhimit te vend gjuetive.
  2. Organizimi i Gjuetisë në bazë të këtij vendimi do të bëhet nga Menaxherët e vend gjuetive, si dhe nën mbikëqyrjen e organeve përgjegjëse të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
  3. Gjahtarët mund të marrin pjesë në gjueti nëse e kanë të dhëne provimin për gjahtarë, sipas Nenit 11 të Ligjit për Gjuetinë dhe sipas kritereve të Udhëzimit Administrativ Nr. 23/2007 për Programin e aftësimit të kuadrove në gjueti, si dhe të kenë lejen me shkrim nga menaxheri i vend gjuetisë.
  4. Obligohen Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Departamenti i Pylltarisë, Agjencia e Pylltarisë se Kosovës, Federata e Gjahtarëve të Kosovës, Menaxheret e vend gjuetive, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, Drejtoritë Komunale përgjegjëse për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të Republikës së Kosovës për zbatimin e këtij vendimi./lajmi.net