lajmi.net

Nga Shpendi, me Dashuri

Kurorëzime dashurie në Prishtinë për 29 çifte që kishin caktuar terminin për të thënë \"PO\" në një ditë të shënuar për të dashuruarit. Shpend Ahmeti nuk mungoi në këtë ceremoni.

Lajme

14/02/2014 15:18

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka qenë dëshmitar i një kurorëzimi masiv të çifteve sot në sallën e Asamblesë Komunale të Prishtinës.

29 çifte kishin caktuar termin për kurorëzim në një ditë të shënuar për të dashuruarit dhe i pari i Prishtinës nuk kishte se si të mungonte në këtë ceremoni.

Ai ka dalë te dera e ndërtesës së Komunës për t’i pritur çiftet, të cilët të veshur në mënyrë solemne, i dhanë një shije të veçantë festës së parë të Shën Valentinit për Shpend Ahmetin në këtë post.

Fotoreporteri i lajmi.net, Petrit Rrahmani ka qenë në këtë ceremoni dhe me objektivin e tij ka ndalur disa nga çastet e kësaj ngjarje. Shihni fotografitë më poshtë:

Foto: Petrit Rrahmani, Lajmi.net

 

Foto: Petrit Rrahmani, Lajmi.net

 

Foto: Petrit Rrahmani, Lajmi.net

 

Foto: Petrit Rrahmani, Lajmi.net

 

Foto: Petrit Rrahmani, Lajmi.net

 

Nga Shpendi, me dashuri

Shpend Ahmeti ka uruar një person të veçantë, i cili i ka qëndruar pranë atij në moment të vështira e të gëzueshme. Bëhet fjalë për gruan e tij, Ardiana Gjinolli-Ahmetit, e cila sot e feston ditëlindjen. Shpendi i uron asaj jetë të gjatë dhe të lumtur (me të).

Lajme

23/01/2014 10:48

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është në ditën e vet sot. Shpirti binjak i tij, Ardiana Gjinolli-Ahmeti, sot e feston ditëlindjen.

Duket se Ahmeti është në energji të mirë të dashurojë, dhe di të përdorë mjeshtërisht shprehje sensitive për gruan e tij.

Më poshtë lexojeni urimin që Kryetari ia ka dedikuar bashkëshortes së tij në ‘Facebook’:

“Në një postim jopolitik sot, dua t’ia uroj ditëlindjen personit që më ka qëndruar pranë në momentet më të vështira edhe më të gëzueshme të jetës sime, që më bën të lumtur për çdo ditë, që më njeh më së miri, që ka sakrifikuar shumë për mua, dhe thjesht që më bën mua person më të mirë”.

“Ardiana Gjinolli-Ahmeti urime ditëlindjen zemër! Të uroj jetë të gjatë dhe të lumtur (me mua:) dhe të falënderoj që je në jetën time”, ka shkruar Shpend Ahmeti.

LM