Nga SHBA-ja, reperi i njohur vjen për të xhiruar klipin në Kosovë

Reperi me prejardhje shqiptare, Labinot Gashi apo siç njihet me nofkën G4ashi së shpejti vjen në Kosovë.

ShowBiz

21/07/2018 16:41

Ai do të performojë në koncertin “Sunny Hill Festival” që fillon me 10,11 dhe 12 gusht në të cilin është edhe Dua Lipa, shkruan lajmi net.

E përveç se është pjesëmarrës në koncert ai ka edhe një arsye pse vjen këtu, i cili siç duket do bëjë klipin  e këngës së re.

“Të bëjmë një klip në Kosovë këtë verë”, ka shkruar ai.

Vlen të ceket se në koncertin e fundit të tij në Zvicër, G4ashi është mbuluar tërësisht me flamurin kuq e zi. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BlfpAv4nGAT/?hl=en?&taken-by=gashi