Nga Rusia te Suedia po në play-off, 20 vitet e Buffon me Italinë

Aksush nuk do ta besonte që 20 vite më pas, në një situatë të ngjashme (Italia luan dy ndeshjet play off me Suedinë), një futbollist i “të kaltërve”, do të jetë sërish protagonist në fushë.

Sport

07/11/2017 15:50

Më 29 tetor të vitit 1997, Italia, që në atë kohë drejtohej nga Cesare Maldini, zhvilloi ndeshjen e parë play off të Botërorit “France 1998”, me Rusinë në Moskë. Përfundoi në barazim 1-1 (gol i Bobo Vierit dhe autogol i Cannavaros), ndërsa në takimin e kthimit të zhvilluar në “San Paolo” të Napolit vendosi goli i Ravanellit.

Aksush nuk do ta besonte që 20 vite më pas, në një situatë të ngjashme (Italia luan dy ndeshjet play off me Suedinë), një futbollist i “të kaltërve”, do të jetë sërish protagonist në fushë.

E kush tjetër përvec legjendës Buffon, që pikërisht 20 vite më parë, ndaj Rusisë në Moskë bëri debutimin në kombëtare në moshën 19-vjecare, duke zëvendësuar në minutën e 32-të të dëmtuarin Pagliuca. Dy dekada më pas, Buffon shprehet se “20 vitet në kombëtare janë dhurata më e bukur e jetës.

Besoj se e kam merituar dhe nuk ka qenë aspak e lehtë të qëndroja gjithmonë në vijën e parë gjatë kësaj periudhe, duke mos hequr dorë kurrë. Buffon është pranë kualifikimit në botërorin e tij të gjashtë.

Numëron 173 ndeshje me Kombëtaren, por e presin dy sfida play off shumë të rëndësishme, për fatin e tij dhe të Italisë.