Nga prapaskenat! Will Smith nuk ndalon së përmenduri emrin e Era Istrefit

Era Istrefi përveç që shënoi edhe një tjetër sukses në karrierën e saj muzikore, ka bërë edhe shumë miq të suksesshëm.

ShowBiz

15/07/2018 22:13

Ndër ta edhe Will Smith-in i cili nuk ndalon së përmenduri emrin e këngëtares kosovare edhe në prapaskena deria po fotografohej, shkruan lajmi.net

Në një video të postuar nga Era, Will shihet duke e përshpëritur vazhdimisht emrin e saj.

Kënga e tyre e përbashkët ‘Live it up’ ishte himni i këtij Botërori dhe në kanalin zyrtar në Youtube ka arritur të klikohet 95 milionë herë.

Nga xhirimet e klipit, Erën jemi mësuar ta shohim shpesh nën shoqërimin e Will Smith të cilin e ka bërë edhe mik shumë të mirë./Lajmi.net/