Nga performanca e Lyrical Son dhe Mc Kreshës në ‘Sunny Hill’, ndezin publikun

Festivali "Sunny Hill" që është mbajtur javën e kaluar me 10,11 dhe 12 gusht ka mbledhur emra të mëdhenj të skenës muzikore.

ShowBiz

15/08/2018 17:05

Përpos Dua Lipës, Action Bronson dhe Martin Garrix që ishin të ftuarit special, shumë nga artistët tonë ndezën atmosferën, shkruan lajmi net.

Në mesin e tyre ishin edhe reperët e famshëm, Lyrical Son dhe Mc Kresha të cilët i dhanë atmosferë të paharrueshme këtij festivali.

Në videot e publikuara në Instagram, Lyrical Son shfaq atmosferën dhe brohoritjen e publikut në momentin kur ata këndonin.

Ndryshe, dyshja vazhdojnë të jenë aktiv në projekte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme. /Lajmi.net/