Nga paraliza në debutim në Serie A, futbollisti nuk iu përmbahet lotëve (VIDEO)

Fabio Piscane nuk ka mundur t’u përmbahet lotëve teksa ka folur për rikthimin e tij në futboll.

Sport

19/09/2016 17:28

30 vjeçari ka realizuar ëndrrën duke luajtur në Serie A për Cagliarin, ndërsa pak kohë më parë ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë që e ka mbajtur të palëvizshëm dhe në gjendje kome.

Piscane dje është paraqitur në fitore 3:0 të Cagliarit ndaj Atalantës së Etrit Berishës.

“Në mëngjes jam zgjuar prej gjumi dhe kam parë që nuk po mundem ta lëvizë dorën. kam pasur një sëmundje që e sulmon sistemin nervor dhe për shumë muaj kam qenë i paralizuar. Isha gjithashtu edhe në koma. Sidoqoftë, me ndihmën e zotit ia arrita ta mund sëmundjen dhe ta plotësojë ëndrrën tim”, ka deklaruar Pisacane për gazetarët me lot në sy, përcjell Lajmi.net.

YouTube player

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.