Nga pakujdesia shoferja shkakton aksident, lëndohet një person në Ferizaj

Dje në fshatin Koshare të Ferizajt një femër ka shkaktuar një aksident.

Lajme

01/07/2018 12:38

Siç theksohet në raportin e policisë nga pakujdesia dhe kyçja e pasigurt në rrugë ajo ka goditur një veturë.

Vetura të cilin e ka goditur ka qenë duke u vozitur nga një mashkull i cili ka pësuar lëndime trupore.

Ai ka marrë edhe ndihmë mjekësore në emergjencën e Ferizajt.