Nga një këpucë e djegur rrezikohen objekte banimi në Bregun e Diellit

Një shtëpi në lagjen "Bregu i Diellit" në Prishtinë ka qenë në rrezik që të digjet, pasi që dikush ka hedhur në kulm të saj një këpucë me flakë, kurse pasojat kanë mundur të jenë shumë të mëdha.

Lajme

06/08/2014 00:44

Fqinjët kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikësit, të cilët kanë thënë se pasojat kanë mundur të jenë të mëdha, raporton KTV në një kronikë.

Dikush e kishte hedhur këpucën që po digjej mbi çatinë e një shtëpie. Nëse kjo nuk do të vërehej, atëherë do të rrezikoheshin goxha do objekte banimi në këtë lagje të Prishtinës.

Dyshimet e Policisë dhe t vetë pronarit kanë qenë se këpuca është hedhur nga ndërtesa fqinje ose nga ndonjë fëmijë.