Nga nesër ngriten temperaturat

Edhe sot mundësi për shi dhe borë, gjatë javës përmirësim i motit.

Lajme

20/11/2017 08:26

Gjatë mëngjesit të sotëm do të vazhdojnë reshjet e dobëta të borës, e gjatë ditës do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell, vende-vende nuk përjashtohet mundësia për reshje të dobëta bore

Nga dita e martë fusha anticiklonike nga Europa perëndimore do të shtrihen edhe mbi rajonin tonë, duke sjellur përmirësim të motit me vransira të pjesëshme dhe intervale më të gjata me diell.

Temperaturat e ajrit në ditët para do të pësojnë rënie me minimale nga -3C deri -1C, e maksimale nga 5C deri në 7C, e nga dita e mërkurë maksimalet do të rriten në 10C deri 11C.
Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 2-10m/s, e më pas do të fryejë lehtë nga krahu jugor 1-2m/s.Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale.