Nga nesër del aplikacioni që mund të kuptoni nëse ka pritje në kufi

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me “Open Data Kosovo” dhe “Girls Coding Kosova”, do të lansojnë aplikacionin social “Pritjet në Ku­fi”.

Lajme

06/03/2018 17:43

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufi­rit në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme publikon vazhdimisht të dhëna për qytetarët në ueb sajtin zyrtar.

Kjo ka ardhur si rezultat tek bashkëpunimi shumë i suksesshëm në mes të projektit “Techstitution” dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku si rezultat është ndërtuar aplikacioni social “Pritjet në Kufi­”.

Qëllimi i platformës është hapja dhe shfrytëzimi i të dhënave për pritjet kufitare për planifi­kim të kohës për udhëtimet.