Nga ndeshja e helikopterit dhe aeroplanit, katër të vdekur në Gjermani

Katër vetë janë vrarë sot kur një aeroplan i vogël është ndeshur me një helikopter në pjesën jugperëndimore të Gjermanisë, ka thënë policia.

Bota

23/01/2018 17:46

Ndeshja ka ndodhur në hapësirën ajrore mbi qytetin Filipsburg, afër kufirit me Francën, ka thënë një zëdhënës i policisë gjermane, duke shpjeguar se nuk ka informacione nëse ka më tepër viktima.

Shkaku i ndeshjes mbetet i paqartë dhe terreni ku kanë rënë fluturaket, është bllokuar nga policia.

Ndeshjen në ajër ndërmjet fluturakeve janë të rralla. Në një rast të vitit 2002 në Gjermani, një aeroplan transportuees e ka goditur një aeroplan të udhëtarëve, duke i vrarë dhjetëra njerëz, raporton agjencia AFP nga Berlini.