Nga kryeministër në zv/ministër, ja çfarë thotë Agim Çeku për ‘teposhtzën’ e karrierës politike

Aktiviteti i tij në skenën kosovare filloi qysh nga pas lufta e fundit në Kosovë, Agim Çeku, fillimisht ishte komandanti i Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

Lajme

10/10/2017 17:14

Më pas, në vitin 2006 Çeku zgjidhet kryeministër i Kosovës. Nga pozita e kryeministrit në vitin 2011 Çeku bie një ‘gradë’ më poshtë ku zgjidhet ministër i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

Mirëpo, Çeku tani do të jetë zëvendësministër në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë.

Lajmi.net ka kontaktuar me Çekun për të komentuar rreth këtyre posteve që ai është duke i shkuar hierarkisë nga lartë- poshtë.

Çeku tha se do të jetë gjithmonë aty ku e kërkon puna pasi thotë se nuk e ka zgjedhur asnjëherë ndonjë detyrë, e rëndësishme për të është të punojë.

“Unë gjithmonë kam qenë aty ku më ka lyp puna, ku më ka taku nuk e kom zgjedh kurrë asnjë detyrë as atëherë që më është caktu, e kry në mënyrën më të mirë të mundshme që muj dhe nuk ngarkona me obligime të tjera”, ka thënë tashmë zv/ministri.

Se a e ka pranuar ai këtë postë me qejf, ai përgjigjet:

“Po, po patjetër”, ka thënë në fund Çeku. /Lajmi.net/