Nga Kosova në Los Angeles, Era publikon trailerin e këngës “Selfish”

Era Istrefi e ka publikuar trailerin e këngës së saj të re.

ShowBiz

13/02/2019 10:31

Këngëtarja Era Istrefi është në pritje të lansimit të këngës së saj më të re për tregun ndërkombëtar, shkruan lajmi.net.

Kënga titullohet “Selfish” dhe xhirimet e klipit janë bërë në  Los Angeles, e performanca e këngëtares kosovare duket se do të jetë e veçantë.

Kjo bazuar në një video të shkurtër të publikuar në Instagram nga vetë Era e cila ka zgjedhur që ta ndajë me ndjekësit e saj trailerin e klipit.

Era Istrefi është duke punuar edhe për një projekt tjetër muzikor në të cilin do të vijë në duet me motrën e saj Nora Istrefin. Xhirimet e këtij klipi mendohet se do të bëhen në Prishtinë./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BtzO__ejjQm/