Nga korriku me ‘karton të gjelbër’

Të gjithë bashkatdhetarët nga Evropa që ia mësyjnë Kosovës me vetura, nga muaji korrik i këtij viti nuk do të kenë nevojë që të paguajnë më sigurim shtesë për automjetet e tyre. Njëjtë do të vlejë edhe për qytetarët e Kosovës që dëshirojnë të udhëtojnë në Evropë.

Lajme

15/05/2014 11:26

Rrahim Pacolli kryesues i delegacionit të Kosovës për të dialoguar me Brukselin lidhur me ‘kartonin e gjelbër’ ka thënë për Tribuna se Kosova që nga muaji korrik do të jetë pjesë e ‘kartonit të gjelbër’.

“Kemi qenë në bisedime edhe më herët dhe kemi sinjale për arritjen e kësaj marrëveshje”, ka thënë Pacolli.

Ai ka sqaruar se Këshilli i Byrosë Evropiane të Sigurimeve, është pajtuar që Kompanitë Kosovare të Sigurimeve ta kenë një buxhet të përbashkët i cili faktikisht na dërgon një hap përpara drejt ‘kartonit të gjelbër’.