Nga kjo tiketë fituese do t’ju dhemb koka (Foto)

Një tifoze e Barcelonës ka qëlluar 15 ndeshje në tiketën e bastores, duke fituar plot 3 milionë euro.

Sport

03/03/2015 15:01

Një mënyrë e pabesueshme për t’u pasuruar.

Një tifoze e Barcelonës, identiteti i së cilës nuk është zbuluar, ka luajtur në bastore duke fituar plot 3 milionë euro.

Ajo qëlloi saktësisht 15 ndeshje, përfshirë disa rezultate befasuese.

Kishte pritur se do të humb për shkak të Real Madridit, por gjiganti madrilen barazoi 1:1 me Villarrealin, njësoj siç kishte parashikuar ajo se pikët do të ndahen.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për dikë që e ndjek me vëmendje futbollin, por patjetër se meriton të urohet.