Nga grabitqari në mbrojtës: Dhelpra që ruan vezët e pulave

Është e drejtë të supozojmë se kur një dhelpër hyn në kotecin e pulave, ajo është aty në gjueti për darkë. Po, kur Jane France gjeti këtë grabitqar dinak të ulur brenda kotecit të pulave, ajo u frikësua dhe mendoi se dhelpra i’a kishte ngrënë të gjitha pulat.

Fun

17/04/2014 01:52

Por, ajo nuk kishte nevojë të brengosej – kjo dhelpër po qëndronte mbi vezët e pulës për ti mbajtur ato të ngrohta përderisa pula klluqe ishte dalur për të ngrënë ushqim.

Dhe në vend se të ikte dhelpra, ajo qëndroi aty, përderisa Franca i bëri një foto asaj.

“Nuk mendoj që do mundet dikush të kapë ndonjëherë foto si kjo”, tha Franca. “Pulat ishin mirë për fat të mirë dhe dhelpra po i mbante të ngrohta vezët e pulës që ishte klluqe, përderisa ajo kishte dalur të hante”, tha ajo.