Nga goli fantazmë, te Milan-Barça

Gjyqtari Felix Brych bëri bujë këtë fundjavë kur gaboi duke pranuar një gol fantazmë për Bayer Leverkusenin në fitoren 2-1 ndaj Hoffenheimit të premten, në kuadër të xhiros së nëntë në Bundesligë. Brych sinjalizoi për gol në rastin kur Stefan Kiessling goditi me kokë, por topi përfundoi jashtë portës dhe nëpërmjet një vrime në të,…

Sport

20/10/2013 17:55

Gjyqtari Felix Brych bëri bujë këtë fundjavë kur gaboi duke pranuar një gol fantazmë për Bayer Leverkusenin në fitoren 2-1 ndaj Hoffenheimit të premten, në kuadër të xhiros së nëntë në Bundesligë.

Brych sinjalizoi për gol në rastin kur Stefan Kiessling goditi me kokë, por topi përfundoi jashtë portës dhe nëpërmjet një vrime në të, hyri brenda.

Edhe pse në reagimin e tij, Kiessling, kishte shprehur dëshpërimin që nuk arriti të realizojë, ai nuk u ankua me vendimin e gjyqtarit, njësoj sikurse futbollistët e Hoffenheimit që nuk e kishin vërejtur se çka ndodhi.

Por, pavarësisht gabimit të rëndë, Brych është ‘shpërblyer’ nga UEFA duke u vendosur si gjyqtar i duelit mes Milanit dhe Barcelonës të martën, në Grupin H në Ligën e Kampionëve.