Nga goditja me thikë, vdes 21 vjeçari

Një i ri nga Korça ka gjetur vdekjen pas një konflikti me thika në Elbasan.

Lajme

29/09/2015 19:28

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 të pasdites së sotme pranë stadiumit të qytetit “Elbasan Arena”, ndërsa viktima është Gentian Bajraktari, 21 vjeç.

Mësohet se i riu është qëlluar disa herë me thikë, ndërsa ka ndërruar jetë në spital.

Dëshmitarë në vendngjarje kanë treguar se “agresori ka kaluar me thikë në dorë mes lagjeve”.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit vetëm pak minuta pas ngjarjes së rëndë, ndërsa nuk bëhet me dije identiteti i tij.

Ndërsa është duke e hetuar rasti për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të vrasjes së të riut./ Ora News.