Nga festa e ditëlindjes së Taynës

Tayna, emri më i komentuar në mediat rozë sot feston ditëlindjen.

ShowBiz

12/12/2018 09:35

Rep-artistja Tayna, po konsiderohet si njëra ndër personazhet më të komentuara në media e publik, shkak i suksesit të shpejtë që ka arritur në muzikë, shkruan lajmi.net.

Projektet e saj muzikore në kanalin zyrtar në Youtube kanë grumbulluar një numër të madh klikimesh ndërsa fansat që i ka mbledhur për një periudhë të shkurtër nuk janë pak.

Tayna me ta ndan momente nga më të ndryshmet, qoftë nga karriera ashtu edhe jeta private.

Së fundmi i ka mbajtur të informuar edhe nga festa e ditëlindjes së saj që e ka festuar mbrëmë, dy ditë para kohës pasi realisht ditëlindja e saj është më datë 14.

Me rastin e kësaj dite të veçantë Tayna ka zgjedhur të duket si një princeshë./Lajmi.net/

YouTube player