Nga e mërkura, punëtorët e administratës së gjykatave dhe prokurorive në grevë

Pasi kryeministri mori vendim që t’i rrisë pagat për Qeverinë, vjen edhe kërcënimi i parë nga Sindikata e Punëtorëve të Juridikaturës.

Lajme

02/07/2018 13:52

Sindikata e punëtorëve të juridikaturës ka njoftuar se që nga e mërkura të gjithë punëtorët e administratës së gjykatave dhe prokurorive të  Kosovës, do të hyjnë në grevë të përgjithshme.

Kërkesat e grevisteve janë rritja e pagave për 100 % , per rreth 2 mijë punëtoret e administratës  dhe rregullimi i statusit të tyre.