Nga e hëna ulen çmimet e naftës

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se që nga dita e hënë çmimi i naftës do të jetë 3 cent më i ulët sesa ka qenë deri tani.

Lajme

24/11/2018 19:17

Berjani në një prononcim për Insajderin ka treguar arsyen e uljes së çmimit të naftës.

“Çmimi i naftës ka një rënie të lehtë, qysh nga sot çmimi është në rënie e sipër për shkak se prodhimi në organizatën APEK është më i lartë dhe si të ketë prodhim më tepër edhe çmimi është më i ulët në mënyrë automatike, dhe prej të hënës çmimi i naftës do të jetë 3 cent më i ulët”, ka thënë Bejrani.

Aktualisht çmimi i naftës është prej 1 euro e 22 cent ndërsa për benzinë 1 euro e 27 cent.

Po ashtu edhe në shumicën e vendeve të botës, çmimi i naftës ka rënë, ndërsa sot në Paris qytetarët kanë protestuar që çmimi i naftës të ulet, pasi që presidenti francez, Emanuel Macron mori vendim që çmimi i naftës të rritet.