Nga e hëna në vendin tonë do të ndryshojnë temperaturat

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, që nga dita e nesërme në vendin tonë do të ndryshojnë temperaturat.

Lajme

16/12/2018 23:20

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të ndërrueshme dhe intervale të shkurta me diell, shkruan lajmi.net.

Vranësirat gjatë dy ditëve të para të javës kanë mundësi që të shoqërohen me reshje të dobëta bore.

Më tej, masat e ajrit do të jenë pak sa më të ngrohta duke ndikuar në ngritjen e grafikut të temperaturave maksimale, por vranësirat herë-herë do të fuqizohen në periudha të ndryshme kohore duke mundësuar të kemi edhe reshje të dobëta shiu.

“Kjo javë, që është java e fundit e stinës së vjeshtës do ti ngjasoj periudhës dimërore sa i përket gjendjes meteorologjike, pasi që temperaturat minimale do të zbresin nën vlerat e mesatareve të viteve tjera, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë deri -7 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s. /Lajmi.net/