Nga e hëna deri të premten me shi, vikendi deri në 18 gradë celsius

Në vendin tonë në ditët e para të javës do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore në viset e ulëta, deri sa në viset malore do të bie vetëm borë.

Lajme

05/04/2015 21:43

Vlera minimale e temperaturës së ajrit do të lëvizë në mes 1C deri 2C, ndërsa maksimalet e ditës do të luhaten në mes 4C deri 6C celsius.

Do të fryj erë nga ana e veriut dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.

Nga pasditja e ditës së mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga fushat anticiklonike të cilat pritet të jenë të qëndrueshme dhe do të ndikojnë që të kemi ngritje të lehta të temperaturave maksimale, por ngritjet më të ndjeshme të këtyre temperaturave do të jenë nga dita e premte e tutje, ku maksimalet pritet të arrijnë deri 17-18C në fundjavë.

Gjatë vikendit edhe era do ta ndërroj kahun në drejtime të ndryshme e cila do të fryj e lehtë deri mesatare.