Nga CR7 te Neymar, këto janë transferimet që po i presim të gjithë

Shumë para janë shpenzuar edhe këtë verë nga klubet evropiane për afrimin e lojtarëve.

Sport

24/07/2017 17:52

Yje të mëdha, si James Rodriguez, Alvaro Morata e Romelu Lukaku, kanë ndërruar skuadër.

Por, këto transferime mund të mbesin në “hije” në rast lëvizje të Ronaldos dhe Neymar.

Katër herë fituesi i Topit të Artë përflitet për një rikthim te Manchester United, ndërsa Neymar për kalim në Francë te PSG.

Më poshtë i gjeni emrat e yjeve që këtë verë mund të ndryshojnë skuadër, kur kanë mbetur pak më shumë se një muaj deri në përfundimin e afatit kalimtar.

Cristiano Ronaldo te Manchester United

Neymar te PSG

Alexis Sanchez te PSG

Diego Costa te Atletico Madrid

Philippe Coutinho te Barcelona

Sergio Aguero te Chelsea

Marco Verratti te Barcelona

Roos Barkley te Tottenham

Riyad Mahrez te Roma./Lajmi.net/