Nga burgu në pasarelë! (Foto) – Lajmi.net
Nga burgu në pasarelë! (Foto)
Autori: Lajmi.net Lifestyle 14:38, 13 September 2017
Një tjetër i dënuar, pas Jeremy Meeks, ka nisur karrierën si model dhe fama e tij pritet të rritet ndjeshëm.

Është fjala për 20-vjeçarin Mekhi Alante Lucky, i cili u arrestua në vitin 2016 në zonën e Wakel sepse refuzoi që të paguante benzinën në një pikë karburanti. Gjithashtu në momentet që u ndalua nga policia, Lucky bëri rezistencë duke i shtuar vetes edhe një tjetër akuzë, e përfundoi në burg.

Falë veçantisë së syve; njëri blu dhe tjetri kaf i errët, fotografia e tij bëri xhiron në rrjetet sociale dhe menjëherë sapo përfundoi dënimin, ai u ngjit në pasarelë, madje në javën e Modës në Nju Jork. Ai ishte një prej modelëve të zgjedhur nga Helmut Lang.

Në muajin gusht, Mekhi Alante Lucky nënshkroi një kontratë si model me agjencinë “St Claire” dhe e ardhmja e tij në botën e modës duket e sigurt! /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: burgu, Pasarela

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Bike Rivals
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bow Master