Nga brune në bionde? Si t’ia bëni pa i dëmtuar flokët

Të ndryshosh ngjyrën e flokëve nga brune në bionde di të jetë e rrezikshme për to.

Lifestyle

23/05/2017 11:01

Por, nëse ndiqni disa këshilla do e keni më të lehtë që të arrini rezultatin e dëshiruar dhe për më tepër duke mbrojtur flokët tuaj.

Si fillim duhet të keni parasysh që ky ndryshim nuk duhet të jetë i menjëhershëm, por duhet të kalojë në disa faza, duke ndryshuar tonin gradualisht.

Së dyti duhet t’i hidratoni flokët gjithnjë, pasi ngjyra bionde e dehidraton dhe e thanë flokun.

Së treti sigurohuni që të blini ndonjë produkt që do ju japë shkëlqim flokëve, pasi shkëlqimi fatkeqësisht humbet kur floku dëmtohet dhe digjet.