Nga brenda kamionit, me shqiptarët drejt Londrës (Video)

Ëndrra e shumë të rinjve shqiptarë është Anglia, e konkretisht Londra.

Fun

20/02/2017 21:48

Të gjendur pa asnjë perspektivë në shtetin shqiptar, kryesisht djemtë shqiptarë braktisin atdheun, familjen e tyre dhe njerëzit e dashur për një jetë më të mirë.

Jo vetëm kaq, por ata marrin borxh para që të arrijnë në destinacionin e ëndërruar, të cilin e shohin si të vetmin shpresë.

Por sa i vështirë është ky rrugëtim? Veç ndarjes me njerëzit e dashur, veç largimit nga atdheu dhe marrjes së borxheve, si arrijnë këta të rinj në Angli?

Nëpërmjet kamionëve, duke rrezikuar jetën e tyre ashtu siç duket në këtë video të mbërritur në redaksinë tonë.

Një sakrificë e madhe, por a ia vlen?