Nga bari në vaj ulliri: Ekspertët tregojnë truqet se si t’i largoni njollat në rroba

Nuk ka asgjë më të lodhshme sesa të merreni me njollat që kërkojnë pastrim me orë të tëra.

Fun

10/02/2019 16:28

Disa nga njollat më të vështira që ju ka të ngjarë të hasni janë ato të vajit të gatimit, djersës, baltës dhe ato të barit, transmeton lajmi.net.

Për t’ua lehtësuar punën, ekspertja e higjienës, Rebecca Tan nga Vanish, zbuloi për 9Honey disa nga këshillat e saja për largimin e njollave në rroba.

1. Njollat e barit

Njollat mund të jenë të vështira për t’u larguar, megjithatë, siç tregon Rebecca, kjo nuk del të jetë gjithmonë e vërtetë.

Ajo këshillon para-trajtimin e njollës duke e larë atë në ujë të ftohtë dhe, më pas, duke shtuar produktin e heqjes së njollës në zonën e prekur.

2. Njollat e vajrave të gatimit

Njollat e vajrave të gatimit në veshje mund të jenë vështirë të largueshme.

Por, njollat e freskëta mund të largohen duke përdorur një sasi të konsiderueshme të sodës së bukës, e cila duhet aplikuar në zonën e prekur. Sodën e bikarbonatit duhet ta lini të veprojë në atë pjesë për 30 deri në 40 minuta.

Shtoni pastrues në sode buke më pas, për të krijuar një lloj pasteje. Butësisht masazhojeni këtë në rroba duke përdorur gishtat.

Nëse nuk largohen ende, shtoni uthull të bardhë në makinën e rrobave, për ta bërë detergjentin më efektiv.

3. Njollat e baltës

Rebecca sugjeron lejimin e baltës të thahet, pastaj të përdorni një furçë dhëmbësh të vjetër për të hequr sa më shumë pisllëkun që është e mundur.

Së fundi, para-trajtoni njollën me heqësin e njollave të preferuar të njollës dhe lajeni atë si zakonisht.

4. Njollat e djersës

Nëse lini rrobat e njollosura me djersë për një kohë të gjatë para larjes, shanset janë  të mëdha që do të përjetoni vështirësi në largimin e tyre.

Për rezultate më të mira, lajeni me dorë zonën e prekur nën ujë të ftohtë, duke e fërkuar butësisht me detergjent për të liruar njollën.

Sigurohuni që rrobat të pastrohen plotësisht para se t’i futni në cikël larës. /Lajmi.net/