Nga Apple Watch te iPhone X, këto janë produktet e prezantuara sot nga Apple (FOTO)

Kompania Apple ka prezantuar mbrëmjen e sotme në tetarin “Steve Jobs” produktet e saj më të reja; “Apple Watch”, Apple Tv 4K, “iPhone 8”, “iPhone 8 plus”, si dhe celularin më të avancuar të prodhuar ndonjë herë “iPhone X”.

Auto & Tek

12/09/2017 21:39

Ora më e re e Apple, “Apple Watch” ka sjellë risi të cilat i prezantoi Tim Cook.

Njëra nga risitë janë rrahjet e zemrës për të cilat ora ju njofton që nuk jeni aktiv qoftë në ecje apo vrapim. Sipas kreut të kompanisë Apple, Tim Cook, “AppleWatch” është bërë ora e dytë më e përdorur në botë.

-“Apple” ka prezantuar edhe televizorin e saj më të ri i cili vjen në formatin 4K.

Cilësia e fotografisë të televizionit më të ri të Apple 4K është përmirësuar falë një çipi të ri të A10X të instaluara brenda televizionit, shkruan albeu.com

Të gjithë të interesuarit për televizionin më të ri Apple TV 4K, do të mund ta kenë në shtëpitë e tyre pas 22 shtatorit.

Ky televizion do të jetë i disponueshëm në treg në tre versione – Apple Tv 32 GB për 149 dollarë, Apple TV 4K 32 GB për 179 dollarë dhe Apple TV 4K 64 GB për 199 dollarë.

-Apple prezantoi edhe iPhone 8, i cili do të jetë i disponueshëm në treg me gjashtë ngjyra të ndryshme, derisa ekrani dhe xhami i tij do të jetë i përforcuar me çelik.

Ekrani i tij do të dalë në treg në dy versione atë me 5.5 inch dhe 4.7. Kamera e pasme do të jetë prej 12 MP, me filtra të ri që i mundëson të shkrep fotografi më të pastra.

Formati i videos të realizuar me kamerë të iPhone 8 janë 4K me rezolucion A080p 240 fps.

iPhone i ri është I pajisur me kufje wireless me të cilat mund t’i shijoni në maksimum këngët tuaja të preferuara, ndërsa pjesa e pasme e telefonit është e pajisur me xham wireless për rimbushje pa tela.

Kompania “Apple” ka prezantuar zyrtarisht edhe modelin e ri të shumëpritur dhe të shumëpërfolur të iPhone, “iPhone X”.

iPhone X është një prej tre modelëve të rinj të iPhone që Apple ka prezantuar sot. iPhone X është telefoni i mençur më të avancuar ndonjëherë të Apple.

Siç është pritur, iPhone X ka ekran OLED mbi tërë sipërfaqen e saj ballore, duke u bërë modeli i parë i tillë i iPhone. Gjithashtu me “iPhone X” zhduket “home button”

Pajisja e re po ashtu vjen me një veçori tërësisht të re, të quajtur FaceID, që zëvendëson sensorin për gishta, shkruan albeu.com

iPhone X do të mund të hapet nga përdoruesi nëpërmjet skanimit të fytyrës së tij.

iPhone 8 do të kushtojë 699 dollarë (versioni me 64GB),kurse iPhone 8 Plus do të kushtojë 799 dollarë (versioni me 64GB).

Ndërsa “iPhone X” do të dalë në shitje më 3 nëntor, ndërsa do të mund të porositet që nga 27 tetori. iPhone X do të kushtojë 999 dollarë. /albeu.com/

311696 311698 311699 311700 311702 311703 311705 311706 311707 311708 311710 311711