Nga angazhimet e shumta, Rita nuk ka kohë as për depilim

Këngëtarja kosovare që ka arritur famë ndërkombëtare, Rita Ora çdo ditë është kryetemë e medieve rozë.

ShowBiz

13/03/2018 12:47

Ajo llogarit shifrën prej 13.2 milionë ndjekësish në llogarinë e saj në Instagram, shkruan lajmi.net.

Të dielen u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “iHeart Radio”, ku e pranishme ishte edhe Rita, ani pse kishte pasur një udhëtim të gjatë nga Dubai për të arritur në atë event.

Por, koha shumë e ngarkuar bëri që këngëtarja të mos ketë mundësi të depilojë këmbët deri në momentin kur ishte veshur për të shkuar në ceremoni.

“Pas fluturimit prej 16 orësh nga Dubai, arrita për çmimet @iheartradio me kohë të mjaftueshme për të depiluar këmbët.”, shkruan Rita ndër të tjera ngjitur me fotografinë ku shfaqet nga vaska. /Lajmi.net/