Nga Amerika, Young Zerka jep një lajm për fansat

Young Zerka kohët e fundit është i pranishëm pothuajse çdo natë me performanca në vende të ndryshme.

ShowBiz

14/11/2017 08:25

Ai po qëndron këto ditë në Amerikë ku bashkë me disa artistë të tjerë kujdeset për të argëtuar bashkëatdhetarët, shkruan lajmi.net.

Në profilin e tij në Instagram, Zerka ka postuar një fotografi me të cilën dha një lajm për fansat e tij.

“Po vijnë projekte të reja përplot me ngjyra”, ka shkruar këngëtari mbi foto, por nuk dha më shumë detaje rreth projekteve që planifikon t’i publikojë së shpejti.

Për ndryshe, Zerka është shumë i përfolur edhe për lidhjen private, edhe pse nuk ka pranuar asgjë, dyshohet që ai dhe Ronela Hajati janë në lidhje. /Lajmi.net/