Nga 17 tetori gjoba për hedhësit e mbeturinave!

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane, po organizonnjë tryezë diskutimi me kryetarë të komunave të Kosovës për zhvillimet dhe planet në sektorin e menaxhimit të mbeturinave.

Lajme

07/09/2018 11:21

Këtu po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka deklaruar se më 15 shtator do të nisë një aksion pastrimi i cili do të zgjasë plot tre muaj.

Pas kësaj ai ka paralajmëruar se do të ketë edhe politika ndëshkuese, deri tek Policia e Gjelber.

“Është momenti i fundit të bëhemi bashkë për ta ndryshuar gjendjen mjedisore në vend.

Pas dy dekadave, ne po i japim përgjigje sfidës për mjedis të pastër, me aksionin e madh dhe gjithpërfshirës për pastrimin e tërë Kosovës, i cili fillon më 15 shtator.

Në takimin e organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe GIZ, me kryetarë të komunave të Republikës së Kosovës për këtë temë theksova se, pas këtij aksioni tremujor, do të fillojmë me politika ndëshkuese për ata që nuk respektojnë normat ligjore për ruajtjen e ambientit.

Qeveria e Kosovës është partner i komunave dhe i secilit mekanizëm, në këtë proces me rëndësi vitale për shoqërinë tonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndërsa Fatmir Matoshi, ushtrues detyre i mjedisit ka theksuar se janë në  përfundim të udhëzimit administrativ për gjobat mandatore. Ai ka bërë të ditur se nga 17 tetori ato gjoba hyn në fuqi.

Mbështetje për këtë nismë në menaxhimin e mbeturinave ka ofruar mbështetje edhe Gizi gjerman, njofton Klan Kosova. /Lajmi.net/